Loading…
Sa ka ndryshuar stili i Elvana Gjatës ndër vite
  • 15/11/2018 | 22:19

...

Elvana Gjata është një nga artistet më të mira për momentin në tregun e muzikës shqiptare.


Talenti i saj është pikasur që e vogël, por “Ethet e së premtes mbrëma“ i hapën rrugën drejt karrierës së saj muzikore. Në vetëm një natë, asokohe 17 vjeç, Elvana këndoi dhe u fut në zemrat e publikut.

Ajo gjithnjë ka qenë vajza e bukur me zë të veçantë. Në të gjithë rrugëtimin e saj si këngëtare, Elvana Gjata ka pasur aftësinë që të bëjë për vete shumë fansa, ku krahas talentit, ka vënë në dispozicion të tyre edhe doza të mëdha ëmbëlsie, të cilat janë pjesë e natyrës së saj, por edhe e pamjes dhe stilit të këngëtares.

Që në vitin 2002 ajo ka qenë një vajzë e bukur, me tiparet e rregullta dhe që përçonte pozitivitet dhe shumë ëmbëlsi. Por si ka evoluar stili i Elvana Gjatës?

Vlen të theksojmë se qysh atëherë, Elvana ka qenë vajza që ecte në një hap me modën dhe trendet e fundit. Ajo ka guxuar edhe me ndryshimin e look-ut ku shpeshherë e kemi parë brune dhe bjonde, por edhe me kaçurrelat e viteve ’90.

Natyrisht që stili nuk ka të krahasuar me atë të sotmin, por ajo që na bën përshtypje është që Elvana ka tentuar drejt sofistikimit të një look-u më tepër si një femër seksi. Kjo edhe për faktin se tashmë është rritur, por edhe për t’iu përshtatur trendeve të reja.

Stilin e saj mund ta përkufizojmë modern, ndërthurur herë pas here me dozat e stilit të viteve ’90. Ajo përqafon trended më të fundit dhe në trupin e Elvanës ngjan bukur çdo lloj veshje.


Nëse bën një udhëtim tek Instagrami i Elvanës mund ta ngatërrojmë me ndonjë instagram blogereje, pasi foto janë shumë të kuruara deri në detaj, por përpos kësaj tregon edhe tendencat më të fundit.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë