Loading…
Sa mund të rrini, a keni mundësi punësimi apo banimi? Gjërat që duhet t’i dini pas liberalizimit
  • 19/07/2018 | 09:40

...

Shumë shtete europiane janë të vendosura të bëhen pjesë ose t’i bashkohen Zonës Shengen, por jo të gjitha mund ta bëjnë këtë menjëherë. Kjo për faktin se egzistojnë disa parakushte ose kritere, që vendet që dëshirojnë t’i bashkohen duhet t’i përmbushin, raporton Gazeta Metro.


E Kosova dje ka marrë rekomandim pozitiv për liberalizim nga Komisioni Europian, pasi siç u tha edhe nga vetë komisioneri për Punë të Brendshme të BE’së, Dimitris Avramopolus tashmë janë përmbushur kriteret.

Mirëpo, rekomandimi pozitiv nuk garanton lëvizje të lirë të kosovarëve. Kështu së paku u shpreh Avramopolus, i cili shtoi se kjo përgjegjësi tani mbetet në dorën e Parlametit dhe Këshillit Europian.

Sidoqoftë, Gazeta Metro ju sjell mëposhtë disa informacione në lidhje më lëvizjen e lirë të kosovarëve, ndër to: shtetet që mund t’i vizioni pa vizë në çastin e liberalizimit të vizave edhe për Kosovën, koha sa mund të qëndroni dhe a mund të udhëtoni në më shumë se një shtet Shengen, punësimi etj..

Çfarë është Zona Shengen?

Zona Shengen, e quajtur me emrin “Marrëveshja e Shengenit” nënkupton një zonë ku 26 vende të ndryshme evropiane, pranuan heqjen e kufijve të tyre të brendshëm me vendet e tjera anëtare, për lëvizjen e lirë dhe të pakufizuar të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Nëpërmjet zonës së Shengenit, kufijtë mes vendeve evropiane ekzistojnë vetëm në harta, pasi mbi 400 milionë shtetas të 26 shteteve anëtare, u garantohet liria e udhëtimit.

Lista më poshtë tregon shtetet që mund t’i vizitoni pa vizë në çastin e liberalizimit të vizave edhe për Kosovën.

Shtetet Anëtare të Zonës së Shengenit:

Austri, Belgjikë, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Slovakia, Sllovenia, Spanjë, Suedi, Zvicra, Liechtenstein.

Siç e shihni në listën e mësipërme, Zona Shengen ka njëzet e gjashtë (26) shtete anëtare, njëzet e dy (22) prej të cilave implementojnë plotësisht Zonën Shengen, dhe katër (4) prej tyre – anëtarë të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA ).

Tre (3) nga vendet evropiane në vijim janë anëtarë të zonës Shengen, por nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian: Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Për sa kohë mund të qëndroni në Zonën Shengen?

Me liberalizimin e vizave, kosovarët mundë të bëjnë udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh).

A mund të udhëtoni në më shumë se një shtet Shengen?

Po, ju mund të udhëtoni brenda zonës Shengen për aq kohë sa nuk e tejkaloni afatin kohor.

Punësimi dhe banimi?

S’duhet harruar që lëvizja e lirë do të vlejë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh./Gazetametro.net

Bashkangjitur gjeni një tekst që e shpjegon se si do jetë procedura dhe nga çfarë varet më detajisht liberalizmi i vizave për Kosovën tani.

Si do të jetë procedura dhe nga çfarë varet liberalizimi i vizave me BE’në

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë