Loading…
Sa nënshkrime kanë mbledhur veteranët kundër Gjykatës Speciale
  • 15/12/2017 | 20:11

...

Mbi 4000 nënshkrime janë mbledhur deri në pasditën e sotme në peticionin e Organizatave të Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kërkojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, i cili ishte miratuar më parë në Kuvend.


Këtë e ka bërë të ditur në emisionin në Tribuna Channel, nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Sipas tij, deri në përfundim të afatit për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët, parashihet që numri i tyre do të kalojë numrin 10 mijë.

Veteranët thonë që kjo gjykatë ndërkombëtare do të ketë karakter të njëanshëm dhe të padrejtë, pasi do të gjykojë vetëm shqiptarët, e jo edhe serbët.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë