Fotografi shqiptar që punon për Reuters, Hazir Reka, ka ironizuar me asfaltimin në kohë fushate, duke e përshkruar situatën e tanishme kur vendi ndodhet në fushatë të zgjedhjeve lokale.
Ai në Facebook ka publikuar një fotografi me një mbishkrim thumbues, ku fton qytetarët ‘ti ruajnë bahqet prej asfaltit, sepse fushata po fillon’, shkruan gazetametro.net.
Ironia e Rekës vije në këtë kohë kur dihet se qeveritë komunale rrisin intensitetin e punëve duke shtruar rrugë në këmbim të votave.
Raste të tilla të asfaltimit në kohë fushatash raportohen për çdo fushatë, e kjo gjë duket se është shndërruar në traditë.
Ndryshe, fushata për zgjedhjet lokale ka nisur qe 5 ditë, dhe do të zgjas deri më 20 tetor./gazetametro.net