Loading…
Sa para mbesin në fund, nga paga 6 mijë frangash në Zvicër
  • 06/09/2017 | 17:54

...

Krahasuar me vendet e tjera evropiane, niveli i pagave zvicerane duket të jetë shumë i lartë. Megjithatë, një vështrim më i afërt në buxhetet dhe shpenzimet e familjeve tregon se pagat zvicerane nuk janë aq të larta sa duken.


Si mund ta shpjegoni nëse pagën zvicerane e konvertoni në 5000 ose 6000 euro në Zvicër që nuk mund të krahasohet drejtpërdrejt me të ardhura prej 1000 apo 2000 euro në një shtet evopian?

“Swissinfo.ch” e bën këtë me informacione nga Zyra Federale e Statistikave Zvicerane mbi të ardhurat buxhetore dhe lidhjet e jashtme të shpenzimeve.

Për shembull, një zviceran 30 vjeç, një nëpunës komercial në një kompani financiare fiton të ardhurat mesatare që janë 6250 franga (5450 euro). Por, në të vërtetë, mund të ketë luhatje të mëdha në këtë punë. Paga është, për shembull, e varur nga rajoni.

Në Cyrih paguhen paga më të larta se në Lugano. I njëjti në Cyrih mund të fitojë 7.000 franga, në Lugano do të vinte me të njëjtën punë vetëm me 6000 franga, përcjell albinfo.ch.

Sigurimi, qiraja, taksat

Në fund të muajit, megjithatë, 6220 franga nuk janë kredituar në llogarinë e personit në fjalë. Rroga bruto (Bruttolohn) zbret automatikisht për sigurime të pleqërisë (AHV), si dhe sigurimin e papunësisë, sigurimin nga aksidentet dhe fondin e pensioneve, gjithsej rreth 550 franga. Dhe, në llogari dalin 5700 franga.

Ai duhet të paguajë tatimin e tij mbi të ardhurat për këtë shumë. Në kontrast me shumë vende të tjera, si Gjermania apo Italia, taksat nuk zbriten drejtpërdrejt nga pagat. Në shembullin tonë duhet të buxhetohet një shumë tatimore prej 850 frangash në muaj. Megjithatë, duhet të bëhet e qartë se taksat mund të ndryshojnë shumë varësisht nga kantoni, ndonjëherë edhe në varësi të komunës.

Tani ju duhet të mendoni për shpenzimet rreth shtëpisë: qirasë, energjisë elektrike, ngrohjes, ujit, tarifat e mbeturinave dhe shumë më tepër. Qiraja ndoshta është 1250 franga për një apartament të vogël. Qiraja mund të rritet lehtë me 500 franga, sapo apartamenti të jetë pak më i madh. Dhe, në qytete të tilla, si në Cyrih ose Gjenevë, një apartament (tri dhoma dhe kuzhinë) mund të kushtojë më shumë se 2000 franga në muaj.

Shpenzimet mujore fikse gjithashtu përfshijnë premitë e sigurimeve shëndetësore. Sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm. Dhe, premitë janë një barrë për buxhetet e familjes. Për një person të vetëm, 330 franga në muaj është normale. Në rastin e një çifti nuk ka zbritje në grup. Dhe, për çdo fëmijë të mitur kërkohet një minimum prej 100 frangash në muaj. Për një familje me dy fëmijë, shuma e premive të sigurimit shëndetësor mund të arrijnë në 1000 franga në muaj.

Së fundi, shpenzimet për telekomunikacion duhet të përfshihen nën koston fikse. Pagesa për radio dhe televizion, lidhje kabllore ose satelitore, telefon celular shkojnë deri në 150 franga në muaj.

Pasi janë paguar të gjitha faturat, atij ende i kanë mbetur rreth 3.000 franga. Një shumë e mirë, mund ta mendoni. Por deri më tani nuk është konsideruar asnjë shpenzim për trafikun dhe lëvizshmërinë, që arrin në 460 franga në muaj (benzinë, amortizimin e një makine, riparimet, biletat për transportin publik).

Pas të gjithave, trupi dhe mendja gjithashtu duhet të mbahen gjallë. Blerja në një supermarket zviceran është shumë më e shtrenjtë se në Gjermani, Francë apo Itali. Çmimi i mishit është 152 për qind më i lartë në Zvicër se sa në BE. Zvicra është 34 për qind më e shtrenjtë për veshje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë