Loading…
Sa u emërua shef i negociatave, Avni Arifi të martën ballafaqohet me serbët në Bruksel
  • 13/01/2018 | 14:04

...

Avni Arifi bashkë me Blerand Stavilecin e Ardian Arifajn e Presidencës do të marrin pjesë të martën do të takohen me palën serbe në Bruksel në kuadër të bisedimeve dypalëshe. Ky do të jetë takimi i parë i zyrtarëve të rinj të Qeverisë më palën serbe.


Të martën, Avni Arifi do ta kryesojë për herë të parë delegacionin kosovar në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, katër ditë pasi është emëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj për ta drejtuar delegacionin kosovar.

Arifi tha për kallxo.com se takimi me palën serbe në Bruksel do të jetë vazhdimësi e takimeve të ndërprera muaj më parë, për shkak të zhvillimeve politike në vend dhe konsultave për një format të ri të dialogut Kosovë- Serbi të nisur qysh në vitin 2011.

Sipas Arifit, në takim do të marrin pjesë edhe anëtarë të stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Të martën (16 janar) do të jetë takimi tjetër mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ky takim do të jetë nën udhëheqjen time por do të marrin pjesë edhe këshilltarë nga Zyra e Kryeministrit, edhe Blerand Stavileci e të tjerë. Nuk mund të them se është një takim njoftues por mund të them se është një takim i vazhdimit të atyre bisedave që kemi lënë në gjysmë”, tha Arifi.

Avni Arifi është emëruar shef i delegacionit kosovar në bisedime me Serbinë pas largimit të Edita Tahirit nga qeveria.

Të martën, takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë