Loading…
Sakrifica e prindit për fëmijët: Punon 2 vjet me shati për një arsye të pabesueshme
  • 11/01/2018 | 18:21

...

Një shembull i këmbëngulësisë, durimit, përkushtimit e sakrificës për fëmijët e tij, por edhe për gjithë fshatin. Nja banor nga Orisa në Indi e ka hapur një rrugë 8 kliometra të gjatë, vetëm që fëmijët e tij të mund të shkojnë më shpesh në shtëpi, transmeton GazetaMetro.net


Fëmijët e Jalandar Najak’ut 45 vjeç, e kanë shkollën 15 kilometra larg shtëpisë, dhe gjatë rrugës duhet të kalojnë 8 kodra.

Për këtë atyre u duhej 3 orë udhëtim, andaj edhe rrallë shkonin në shtëpi.

Dy vitet e fundit, ai zgjohet çdo mëngjes punon nga 8 orë me vogla dore, duke gërmuar dheun dhe heq gurët e mëdhenj nga rruga.

Kur e pyetën gazetarët pse po e bënte këtë, ai ka thënë se shpreson që kur të ketë mbaruar rrugën, fëmijët e tij do të vijnë në për fundjava dhe për festa në shtëpi.

Autoritetet lokale i kanë premtuar se do të ndërtojnë pjesën e mbetur të 7 kilometrave të mbetur të rrugës e cila e lidh fshatin e tij me qytetin ku gjendet shkolla.

Ndërtimin e rrugës tani e kanë marrë përsipër autoritetet, që i kanë premtuar se Najak do të paguhet për punën e bërë në hapjen e rrugës.

Ai u shpreh shumë i lumtur, dhe iu lut atyre të dërgojnë edhe ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike në fshat.

Najak bëri të ditur se autoritetet i ofruan ndihmë vetëm pasi rasti i tij u transmetua në media.

“Kam mbetur i befasuar, sepse Najak është kujdesur të mos e dëmtojë asnjë pemë derisa po e hapte rrugën”, ka thë Sibasakti Bisval, gazetari që i pari raportoi për rastin, ndërsa theksoi se rruga ishte as e mirë sa edhe veturat të kalojnë në të. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë