Loading…
Sami Kurteshi i VV’së merr mbështetje nga vëllai i tij me parulla të diktatorit Enver Hoxha
  • 17/10/2017 | 11:33

...

“Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë”, me këtë parullë të ish- diktatorit shqiptar Enver Hoxha, kandidati i VV-së për Gjilanin, Sami Kurteshi, ka marrë mbështetje nga vëllai i tij.


Abdyl Kurteshi, ka zgjedhur që ta përkrah vëllain e tij për kandidaturën në Gjilan, duke përdorur parulla të ish- diktatorit Enver Hoxha.

Nuk janë të rralla veprimet e aktivistëve të Vetëvendosjes që ndërlidhen ose ngjasojnë me ato të diktatorit Enver Hoxha.

Madje disa aktivistë të VV’së në Pejë, kohë më parë përshëndetnin me grusht, si komunistët e Enver Hoxhës.

Ndërkaq, kujtojmë se lideri shpirtëror i VV-së, Albin Kurti e kishte përdorur edhe një batutë  të ngjashme më atë që dikur e kishte bërë Enver Hoxha për komunismin jugosllav.

Jo rrallë, referencat e Albin Kurtit nuk shkojnë më larg se sa kufijtë shtetëror të shtetit shqiptar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë