Para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, u mbajtë protesta me moton “Lirimi i çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës”.
I pranishëm në këtë protestë ishte edhe ish-kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku, i cili tha se problemi më i madh në Kosovë është padrejtësia, shkruan gazetametro.net.
Sipas tij ish-gjenerali Selimi është kindapuar dhe jo burgosur.
“Problemi më i madh në Kosovë dhe me ushtarët e UÇK’së është padrejtësia, Sylejman Selimi në fakt është kidnapuar e jo burgosur..Kërkesa e jonë është që të respektohet ligji”, u shpreh ndër të tjera Lushtaku./gazetametro.net