Samsung do të lansojë telefonin e mençur i cili do të jetë shumë i ngjashëm me iPhone’in e ri të Apple, i cili do të lansohet gjithashtu vitin e ardhshëm.
Samsung Galaxy S8 do të jetë krejtësisht i njejtë me iPhone 8, duke filluar nga butoni “home” i cili do të zhduket e deri tek pamja, me ç’rast do të duket si një copë e xhamit e thjeshtë.
Gjithashtu, thuhet se Samsung S8 do të ketë anët e lakuara të njëjta sikur Samsung S7 gjë që do të ruaj telefonin nga prishje të shumta.
Thashethemet janë se të dy telefonat do të lansohen në shkurt të vitit 2017.