Gjigandi teknologjik, Samsung, ka konfirmuar se më 20 shkurt do të mbahet një ngjarje e madhe, ku do të debutojë telefoni më i ri Galaxy S10 dhe ai i palosshsëm, Galaxy X, transmeton Gazeta Metro.
Njoftimi është bërë në mëngjesin e së ejtës, derisa është bërë e ditur se eventi do të mbahet në San Francisko dhe do të mund të ndiqet edhe drejtëpërdrejtë.
“Më 20 shkurt, Samsung Electronics do të zbulojë pajisje të reja që premtojnë të sjellin përvoja të reja Galaxy bazuar në 10 vjet të inovacioneve,” njoftoi kompania.
Prezantimi i telefonave të rinj do të fillojë nga ora 11 e mëngjesit.
Pikërisht ajo që është në agjendë, Samsung nuk ka njoftuar. Megjithatë, do të jetë dhjetëvjetori i serisë Galaxy S, dhe pritet që Galaxy S10 të marrë vëmendjen qendrore./gazetametro.net