Loading…
Samsung po përgatit tabletin Galaxy Tab S4
  • 19/02/2018 | 23:33

...

Ndërsa adhuruesit e Samsung janë duke pritur me padurim prezantimin e telefonave të rinj Galaxy S9, kompania e Koresë së Jugut mund të jetë në procesin e përgatitjes së një tabletë të ri.


Pajisjen mund ta shohim gjatë panairit MWC të ardhshëm, dhe tani ajo u shfaq në bazën GFXBench.

Samsung Galaxy Tab S4 (numri i modelit SM-T835) është një tablet nga segmenti i sipërm, ka 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të ruajtjes. Megjithëse lista nuk përmend procesorin, ekzistenca e GPRS Adreno 540 tregon se tableti ka gjasa të përdorë çipin Snapdragon 835.

Kamera 12MP pritet në pjesën e prapme, ndërsa kamera 8MP është e pranishme në pjesën e përparme. Nuk ka mbështetje NFC (Near Field Communications), por ka veçori Wi-Fi dhe GPS.

Samsung Galaxy Tab S4 do të ketë një ekran 10.5 inç me rezolucion 2560 x 1600p dhe Android 8.0 Oreo do të jetë përgjegjës për mbështetjen e softuerit. Ekziston edhe një vend i kartës SIM, i cili do t’i lejojë përdoruesit të telefonojnë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë