Kompania Samsung ka zbuluar monitorin e madh të dedikuar për lojëra me madhësi prej 49 inçëve.
Në fotografinë e publikuar nga Business Insider, Samsung ka përdorur programin Excel për ta vendosur në perspektivë madhësinë e monitorit të jashtëzakonshëm, transmeton Metro.
Me këtë monitor, lirisht mund të luhet lojë vetëm duke përdorur gjysmën e ekranit, pasi madhësia e tij e bën të mundur këtë.
Veçanti e këtij monitori është edhe fakti se është i lakuar, gjë që e bën atë shumë më lehtë të pëdorshëm. /gazetametro.net