Loading…
Sanchez zgjedh klubin e ri – United apo City
  • 13/01/2018 | 21:59

...

Anësori i Arsenalit, Alexis Sanchez, ka zgjedhur Manchester Unitedin për të vazhduar karrierën, transmeton Gazeta Metro.

Mediumet spanjolle kanë bërë të ditur sot që United ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e tij gjatë këtij muaji, kurse futbollistit i ka ofruar kontratë më të mirë se rivali Manchester City, që deri më sot ishte favorit absolut për të marrë kilianin nga Londra.

Sanchez nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me Arsenalin që i skadon në qershor pasi donte të bashkohej me Pep Guardiolën te City.

Megjithatë, një ofertë më e mirë për të dhe klubin nga United ka bërë që ai të zgjedhë të luajë nën Jose Mourinhon.

Transferimi pritet të ndodhë që në janar. Arsenali do të marrë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim për të, kurse Sanchez do të ketë pagë javore prej 400 mijë eurosh. /gazetametro.net

https://www.youtube.com/watch?v=2zem1xOSf7g

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë