Loading…
Sapo ndërruan klubet, të dy thonë: Kam ëndërruar të luajnë për këtë ekip
  • 23/01/2018 | 21:39

...

Arsenali dhe Manchester United kanë zyrtarizuar shkëmbimin e futbollistëve, me Alexis Sanches që u transferua te ekipi i Jose Mourinhos, dhe Henrikh Mkhitaryan në drejtim të kundërt.


E sic ndodh jo rralë herë kur futbollistët nënshkruajnë me ndonjë klub të madh, të dy deklaruan se kur ishin të rinj kishin ëndërruar të luanin ekipin që deri këtë muaj e kishin kundërshtar të madh.

“Që kur isha fëmijë, ëndërroja të luaja me Manchester United. Nuk e them këtë se tani jam pjesë e kësaj skuadre. Gjithnjë kam thënë se do të më pëlqente të luaja në ‘Old Trafford’ nën urdhrat e Sir Alex Ferguson”, u shpreh Sanchez.

I ngjashëm ishte deklarimi i Mkhitaryan.

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Të luaj me Arsenalin është një ëndërr e bërë realitet. Do të jap maksimumin për të bërë historinë në këtë klub”, tha futbollisti armen. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë