Loading…
Scholes ia huqi me parashikim: Sevilla ekip shumë i dobët
  • 14/03/2018 | 10:45

...

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka dështuar keq në analizën dhe parashikimin për ndeshjen e United kundër Sevillës në Champions League, transmeton Gazeta Metro.

Scholes ishte i ftuar në një emision sportiv bashkë me Rio Ferdinand e Steven Gerrard për të analizuar ndeshjen bashkë me Gary Lineker.

Ish-mesfushori i United tha që Sevilla është ekip i dobët dhe nuk ka gjasa që të kualifikohet, parashikim që doli të jetë i pasaktë pasi Sevilla jo vetëm që eliminoi Unitedin e Mourinhos, por edhe fitoi 1-2 në Old Trafford.

“Sevilla është ekip i dobët, shumë i dobët. Nuk mund të shënojë gol. Unitedi duhet ta fitojë këtë ndeshje”, tha Scholes për BT Sports.

United është eliminuar pas humbjes së djeshme dhe rezultatit pa gola në ndeshjen e parë në Spanjë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë