Loading…
S’do ta besoni, por tradhtia forcon lidhjen
  • 23/05/2018 | 08:39

...

Për shumë njerëz tradhtia është mashtrimi i fundit dhe ajo që i jep fund një lidhjeje në sekondë.


Por një ekspert i lidhjeve këmbëngul se jobesnikëria nuk do të thotë t’i japësh fund një lidhjeje, por në fakt e bën atë më të forte.

Esther Perel, një terapiste e seksit dhe lidhjeve në SHBA thotë se tradhtia sjell përfitime në martesë pasi i shkund mirë njerëzit nga vetëkënaqësia.

“Disa prej tyre çojnë në ndarje, por të tjera në forcim të lidhjes”, thotë Perel duke shtuar se nuk përcaktohet nëse një çift është i mirë apo i keq, por divorci mund të konsiderohet vetëm një nga mundësitë, por jo e vetmja e mundësi.

“Mendoj se njerëzit duhet të jenë të aftë të përcaktojnë zgjedhjet që do të bëjnë për veten e tyre dhe pasojat që vijnë. Të shtysh njerëzit drejt divorcit apo të mendosh që divorci është zgjidhja më e mirë kur zhduk të gjitha lidhjet familjare…jetët e gjata janë të ndërthurura në martesë”, vijon Perel.

Psikologia thotë se tradhtia forcon lidhjen pasi e bën çiftin të vlerësojnë martesën e tyre. “Ndonjëherë lidhjet nga një ndodhi e tillë bëhen më të forta, më të ndershme se ajo që kishin më parë, pasi njerëzit më në fund janë rritur”, thotë ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë