Loading…
S’e dinin se qeni dëshironte të luante me ta, momenti qesharak kur punëtorët hipin mbi tavolinë nga frika |VIDEO
  • 27/07/2018 | 13:44

...

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin qesharak kur disa burra ikin nga një qen, brenda një restoranti në të cilin ata po punonin.


Videoja është xhiruar në Rodnia, Brazil javën e kaluar, transmeton gazetametro.net.

Në të shihet një burr i cili në dorë ka një turielë dhe është duke folur në telefon, kur papritmas ndalon sepse sheh diçka jasht.

Ai vrapon brenda në dhomë dhe krijon panikë te burrat e tjerë, dhe ata më pas mundohen të kuptojnë se çfarë po ndodh.

Më pas qeni hyri në dhomë dhe punëtorët nga frika hipën mbi objektin që punonin, derisa qeni i racës pitbull, dëshiron vetëm të luaj me ta.

Qeni, thuhet se është arratisur nga shtëpija e fqinjëve dhe vetëm dëshironte të luante me punëtorët. /gazetametro.net

Për të parë videon e plotë, klikoni KETU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë