Loading…
Së shpejti përfundojnë punimet në ndërtesën më të lartë në Europë, pritet të hapet në vitin 2019
  • 08/11/2018 | 12:40

...

Ndërtimi i objektit më të lartë në Europë, është duke shkuar drejt përfundimit.


Qendra ‘Lakhta’ është rreth 462 metra e lartë dhe për momentin po konsiderohet si ndërtesa më e lartë në veri të globit, transmeton gazetametro.net.

E ngritur mbi një kompleks shatërvanësh në Shën Petërsburg të Rusisë, ndërtesa përbëhet prej 87 katesh.

Ajo pritet të shërbejë si zyrë qendrore për kompaninë e karburantit Gazprom.

Derisa, zyret pritet të hapen në fund të vitit 2019.

Njëri prej arkitektëve të ndërtesës, Philip Nikandorv, ka thënë se kulla do të mbyllet në fund të verës, edhe pse ka ende punime për tu bërë brenda saj.

Ndryshe, forma e kullës simbolizon zjarrin, që është edhe tipar i logos së Gazprom./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë