Loading…
Seat’i më i fortë serik deri tani (Foto)
  • 04/09/2017 | 14:33

...

Versioni më i ri i Seat’it Leon Curpa R është versioni më i fortë dhe zhvillon madje 310 KF.

Seati e ka prezantuar modelin Cupra R, e cila disponon me 10 KF më tepër se Cupra e rëndomtë, me të cilën, sipas fuqisë së motorit u barazua me Golfin R të ridizajnuar. Mirëpo, në dallim prej Golfit R, Cupra R e re është seri e kufizuar në gjithsej 799 njësi.

Përndryshe, ky Seat me 310 KF është pajisur ekskluzivisht me ndërrues shpejtësie manual me gjashtë shpejtësi, derisa transmisioni i forcës bëhet në rrotat e përparme. Ata të cilët dëshirojnë të vozitin versionin me DSG ndërrues shpejtësie, duhet të kënaqen me variantin më të dobët me “vetëm” 300 KF.

Seat Leon Curpra R për vitin 2018 do të ketë promovimin në auto sallonin e Frankfurtit, kah mesi i shtatorit, kur do të jenë në njohura më shumë detaje teknike për këtë veturë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë