Loading…
Sejdiu: Ky është bashkëpunimin ynë me PAN’in
  • 12/08/2017 | 20:24

...

Derisa drejtues të koalicionit PAN po llogaritin në votat e AKR’së, kështu nuk mendon deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Korab Sejdiu.


Ai për KTV’në ka thënë se ka garuar që të bëhet deputet dhe jo pjesë e ekzekutivit të vendit.

‘Unë nuk dua të komentoj raste hipotetike, por nga fillimi kam thënë që vota ime nuk do të shkojë drejt një koalicioni ku në përbërje është PAN në formatin aktual. Të gjithë deputetët kanë obligim të vendosin në të mirë të vendit dhe qytetarëve, dhe PAN në formatin aktual nuk  është në të mirë të vendit dhe qytetarëve. Kjo aq më tepër ngarkon LAA dhe LVV me përgjegjësi morale shtesë që të bashkojnë forcat në mënyrë urgjente dhe të mendojnë për të mirën e vendit e jo për interesa të ngushta partiake ose personale”, tha Sejdiu.

Ndërkaq, të hënën nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, edhe pse përfaqësuesit e koalicionit PAN e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë as në këtë seancë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë