Loading…
Sejdiu tregon çfarë synon grupi i ri parlamentar që doli nga VV
  • 14/03/2018 | 18:44

...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sjediu, është paraqitur në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku është diskutuar për kërkesën e formimit të grupit parlamentar të deputetëve të pavarur.


Emri i Sejdiu është përfolur si personi që do të jetë do të drejtojë këtë grup parlamentar, dhe ka thënë se qëllimi i grupit do të jetë të nxisë më tepër diskutimet për problemet reale në shtet që e prekin direkt jetën e qytetarit

“Ideja është të shtyjmë agjendën e progresive në kuvendin e Republikës së Kosovë. Është koha për politikat që prekin ekonominë, mirëqenien dhe përditshmërinë e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sejdiu, transmeton GazetaMetro.net

Ai kujtoi se as në seancën e sotme të parlamentit nuk është diskutuar për problemet që ndikojnë direkt në jetën e qytetarit.

Sejdiu përmendi problemet më kontrata publike, si po humben paratë që po humben  dhe cvështje të tjera që kërkojnë angazhim të menjëhershëm.

Me një bindje progresive, tha ai,  ka vend për nisma që e bëjnë jetën e qytetarëve më të mirë.

Grupi i ri parlamentar do të ketë 12 deputetë, ndërsa ai i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbetet me 19. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë