Loading…
Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëron: ‘Lufta me ISIS’in ende nuk ka përfunduar’
  • 20/10/2017 | 23:35

...

SHBA përshëndeti sot fitoren vendimtare në Raka të forcës arabo-kurde, e mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar, duke paralajmëruar gjithsesi se lufta kundër xhihadistëve nuk ka përfunduar.


“Çlirimi i Rakës është një etapë thelbësore në luftën globale kundër grupit të Shtetit Islamik”, bëri të ditur në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Por humbja e Rakës, nga ana e grupit të Shtetit Islamik, nuk nënkupton që lufta kundër ISIS-i ka përfunduar, paralajmëroi Tillerson.

“Koalicioni botëror do të vijojë të mbështesë të gjithë elementët e pushtetit kombëtar, ushtarak, shërbimeve sekrete, diplomaci, ekonomi, forcat e rendit dhe fuqisë së komuniteteve tona deri sa të gjithë sirianët të çlirohen nga brutaliteti i ISIS-it dhe se ne do të sigurohemi për të mos përhapur terror në botë”, vijoi sekretari i Shtetit.

ISIS kontrollonte Rakën, në veri të Sirisë prej 2014, duke e shndërruar në bastionin e tij. Forcat demokratike siriane (FDS), një aleancë e luftëtarëve kurdë dhe arabë të mbështetur nga Uashingtoni rimorën këtë javë kontrollin e qytetit pas katër muaj luftimesh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë