17 vite pas luftës, në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë 57 subjekte politike.
E shumica e këtyre subjekteve politike vazhdojnë të mos e raportojnë mënyrën e financimit të tyre, duke mbetur kështu sekret politik. Madje ka të tillë si koalicioni qeverisës të cilët marrin rreth 2 milionë euro në vit e nuk kanë faqe zyrtare.
Sekretari i PDK-së, Bastri Musmurati në një intervistë për emisionin “Ekonomia me Erëzën”, thotë se nuk është përgjegjësi e tyre publikimi i këtyre raporteve, por e KQZ-së.
“Ne i raportojmë KQZ-së rreth financave dhe këto raporte e kanë për detyre t’i publikojnë ata dhe jo PDK-ja”, deklaroi Musmurati.
E ndryshe nga Musmurati, ministri Zharku i cili është gjithashtu sekretar i LDK-së, arsyetohet se për problemet me web faqe kanë bërë që mos t’i publikojnë këto raporte.
“Raportet e financimit të LDK-së janë më të mirat nga të gjitha partitë politike, por sivjet nuk e kemi në funksion web faqen. Dhe momentin që do ta rregullojnë web faqen do t’i bëjmë publike”, tha Zharku.
Por, se këto raporte nuk po bëhen publike për shkak të financave të paligjshme brenda këtyre partive politike e thonë njëzëri përfaqësuesit e shoqërive politike.
Sipas Nenit 9, të Ligjit për Financimin e partive politike, ndarja e mjeteve financiare publike bëhet në bazë të numrit të ulëseve.