Loading…
Sekreti më i madh i ish Jugosllavisë: Bunkeri nuklear i Titos
  • 06/11/2017 | 15:42

...

Para më shumë se tri dekada është ndërtuar strehimorja atomike në malin Zlatar afër Konjic’it në Bosnje dhe Hercegovinë,  që ishte vendi kryesor udhëheqës i ish APJ’së, dhe për ekzistimin e këtij objekti kanë ditur vetëm katër udhëheqës më të lartë, ka shkruar disa vite më parë portali klix.ba. Punëtorët të cilët kanë ndihmuar në ndërtimin e “DO Ark” (Komanda Luftarake Atomike), siç ka qenë emri zyrtar i bunkerit të Titos, kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë kontratat për heshtje.


Ndërtimi i bunkerit të Titos ka zgjatë prej vitit 1953 deri 1979 dhe ka kushtuar 4.6 miliardë dollarë. Prej fillimit  të ndërtimit objektin e kanë fshehur tri shtëpi, dhe, asgjë nuk tregonte se pikërisht nën këto shtëpi gjendet objekti më i rëndësishëm ushtarak i ish RSFJ’së.

Bunkeri është i përbërë nga tri pjesë. E para, pjesa maskuese që shihet nga jashtë, nga rezidenca vrojtuese, është objekti i sigurimit të ngushtë të ish kryetarit të RSFJ, Josip Broz Tito, si dhe objekti për vendosjen e përkrahjes teknike. Kur kalohet nëpër korridor të shtëpisë së parë hapen dyer të metalit me trashësi 1.20 metra pas të cilave është tuneli i cili qon deri te zemra e strehimores atomike në thellësi prej 280 metrave. Tunelet janë lidhja në mes të pjesës maskuese dhe strehimores atomike e cila mund të durojë goditjen nukleare prej 20 kilotonë, transmeton gazetametro.net.

Pjesa e fundit e objektit është në formë të patkoit dhe i ka 12 blloqe. Brenda saj janë sistemet për mbrojtje, sistemi kundër zjarrit, sistemi për mbrojtje nga goditjes nukleare dhe kondicioneri. Bunkeri ka dalje alternative e cila nuk ekziston në hartë, ndërsa qon në një mal 170 metra më lartë se objekti.

Më shumë se 100 dhoma të fjetjes janë renditur në 6.854 metra katror të hapësirës në të cilat, në rast të goditjes nukleare mund të flinin 350 njerëz të udhëheqjes më të lartë politike dhe shtetërore të RSFJ. Në të kanë mundur të jetojnë madje gjashtë muaj pa pasur asnjë kontakt me botën e jashtme. Përveç të gjitha këtyre dhomave, vend të posaçëm merr edhe rezidenca luksoze e Titos me pesë dhoma.

Sot, objekti është muze i cili i takon Ministrisë së mbrojtje së BeH, dhe e ruajnë pesë ushtarë, dhe në të mbahen manifestimet kulturore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë