Loading…
Selimi: Haradinaj nuk refuzon të udhëheqë dialogun, por Serbia e do Thaçin
  • 12/07/2018 | 23:58

...

Deptueti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ai ka folur për procesin e dialogut me Serbinë, sipas tij Thaçi shihet nga Beogradi si dialoguesi më i mirë nga Kosova dhe se me të ka krijuar një partneritet që nuk dëshiron që ta prishë.


Selimi ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk është ai që ka refuzuar dialogun me Serbinë dhe për t’u marrë me punë të brendshme, por këto punë për udhëheqjen e dialogut me Serbinë nuk ia lëshon presidenti Thaçi.

“Më duket që është problemi te partneri i tij, te Thaçi. Ai që nuk lejon të lëshojë bisedimet. Nuk është problemi që nuk do, por që Thaçi s’e lëshon atë pozicion. Për ironi kemi thënë që kur ka qenë ai kryeministër ka qenë dialog kryeministrash. Tash që është president, është dialog presidentësh. Po të ishte kryetar komune do të ishte dialog mes kryetarëve të komunave. Ai nuk e lëshon nga duart dialogun. Tash po e proklamon edhe epilogun. Kështu e do edhe Serbia sepse po t’ia hiqnim Thaçin ajo do të reagonte sepse e ka krijuar një partneritet të të gjitha rrugëve me Thaçin dhe kushdo tjetër do të prishte atë partneritet”, ka thënë Selimi.

Sipas Selimit, kjo forma e dialogut është problemi kryesor që e shqetëson Vetëvendosjen dhe jo se kush e udhëheqë atë. Sipas tij, forma aktuale mund të sjellë epilog edhe ndarjen e Kosovës.

“S’është arsyeja kryesore kush e udhëheq. Për ne janë problem negociatat me Serbinë për ndërtimin e brendshëm të Kosovës. E kemi përsëritur se negociatat i kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës. Ka arritur që Serbia ta ketë në tavolinë pavarësinë e Kosovës. Krejt gabimisht dhe në mënyrë jo të duhur e kemi vënë në tavolinë atë që e kemi shpallur më 2008, pavarësinë. Epilog mund të jetë ndarja e pavarësisë me Serbinë. Pse këto bisedime ndodhën pas shpalljes së pavarësisë. Njohja jonë a është e varur nga Serbia? Nuk duhej të ishte”, ka shtuar ai në Interaktiv të KTV-së.

Deputeti i VV’së ka kritikuar edhe LDK’në duke thënë se nuk ka shprehur akoma qëndrim të qartë për dialogun.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë