Loading…
Selmanaj kushtëzon LDK’në: Nëse ka koalicion me PDK, largohem
  • 19/06/2017 | 21:31

...

Ndonëse akoma jo zyrtarisht, Driton Selmanaj, ka zënë një vend në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit në radhët e LDK’së.


Por, akoma pa u konstituuar Kuvendi dhe pa u certifikuar rezultatet, Selmanaj është i prerë ndaj mundësisë së koalicionit me PDK. Ai ka thënë se nëse LDK’ja bën koalicion me PDK, ai do të largohet, shkruan gazetametro.net.

“Marr përgjegjësi personale që, në momentin që bëhet ky koalicion, unë largohem nga kjo parti, sepse një vendim i tillë kishte me ia vënë epitafin LDK’së”, ka thënë Selmanaj.

Ndërkaq, Selmandaj ka folur edhe për bashkëpunimin e mëhershëm të LDK’së me PDK’në, duke thënë se ky bashkëpunim i ka kushtuar partisë së tij, pasi elektorati akoma nuk ka harrua.

Po ashtu, ish-analisti Selmanaj, ka shtuar se LDK’së i ka ardhur kohë të mendoj pak edhe për interesat e veta, dhe jo të sakrifikohet gjithmonë për interesin e Kosovës.

“Për herë të parë, LDK duhet të mendoi për partinë, sepse në të kaluarën gjithmonë është sakrifikuar për interesat e Kosovës”, shprehet ai.

Ndryshe, kohëve të fundit po fliten mundësi që LDK’ja të afrohet përsëri me PAN ose me VV, por që akoma nuk është e qartë, pasi kandidati për kryeministër nga LDK’ja ka thënë se nuk do të shkohet me asnjërën nga ata që rrëzuan Qeverinë Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë