Seminari XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do t’i zhvillojë punimet nga 14 – 25 gusht 2017, në Prishtinë.
Arritja e seminaristëve në Kosovë, do të bëhet me 13 gusht 2017 (e diel), ndërsa hapja solemne e Seminarit, me 14 gusht 2017, në orën 11:00.
Programi bazë i Seminarit XXXVI:
1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri nivele);
2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Ligjërata për kulturën shqiptare;
5. Referime shkencore;
6. Ligjërata të përgjithshme;
7. Tryeza të rrumbullakëta;
8. Tryeza e doktorantëve:
8. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës;
SESIONET SHKENCORE (24 – 25 gusht 2017)
Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (24 – 25 gusht 2017) janë:
1. Gjuhësi: Qendrat e zhvillimit të shqipes
(Pikat: qendrat gjeografike të zhvillimit të shqipes; institucionet që kanë ndikuar në zhvillimin e shqipes; pikat referente të zhvillimit të shqipes- sinkroni dhe diakroni; autorët si pika referimi)
2. Letërsi: Fakti dhe fiksioni në letërsi
3. Kulturologji: Media dhe identiteti kulturor
Afati për dërgimin e titullit të kumtesës dhe të abstraktit të bashkëngjitur (deri në 300 fjalë) është i hapur deri më 15 maj 2017. Abstrakti është i domosdoshëm!
Adresa e e-mailit: [email protected]
Aplikuesit nga Shqipëria duhet të aplikojnë në bashkëdrejtorinë e Seminarit në Tiranë. ([email protected]; [email protected])
Të gjitha të dhënat rreth Seminarit mund t’i gjeni në: http://filologjia.uni-pr.edu/Seminari.aspx
/gazetametro.net