Loading…
Sëmundja e tmerrshme që vjen nga celulari
  • 13/06/2018 | 23:01

...

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re mjaft të përhapur në gjithë globin e cila mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin mendor.


“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë