Loading…
Sëmundjet nga të cilat rrezikoheni, në bazë të grupit të gjakut
  • 06/12/2017 | 17:39

...

E dini se çfarë grupi gjaku keni? Përveç se duhet në rast se lind nevoja që t’i dhuroni dikujt gjak, grupi i gjakut duhet ditur edhe sepse në disa raste është përcaktues për disa gjendje shëndetësore.


Ju nuk mund ta ndryshoni grupin e gjakut, megjithatë, siç thotë edhe shprehja, “dija është fuqi” dhe ndoshta duke e ditur nga çfarë jeni të rrezikuar, mund të ndryshoni disa aspekte të jetës që të jeni më të shëndetshëm. Me pak fjalë, këto janë 5 gjendjet shëndetësore rrezikun e të cilave e përcakton edhe grupi i gjakut.

Mpiksje e gjakut
Personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë mpiksje të gjakut. Është një sëmundje, e quajtur Von Willebrand, një çrregullim i gjakrrjedhjes, që personat me grup gjaku A, B dhe AB janë 30% më të rrezikuar që ta trashëgojnë. Thuhet gjithashtu se personat me grup gjaku AB janë 20% më shumë të rrezikuar nga mpiksjet e gjakut.

Ulcera
 Një avantazh i të qenët me grup gjaku A ose AB është se jeni më pak të rrezikuar të zhvilloni ulcerë peptike se personat me grup gjaku 0. Nuk dihet akoma arsyeja përse personat me grup gjaku 0 janë më të predispozuar të zhvillojnë ulcerë në stomak, megjithatë shkencëtarët mendojnë se ka të bëjë me mënyrën se si imunologjia e secilit grup reagon ndaj infeksioneve.

Sëmundjet e zemrës
Personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës, gati me 23% krahasuar me grupet tjera, sipas një studimi të kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit. Më të rrezikuar janë personat me grup gjaku AB dhe B, sipas studimit. Sërish, pavarësisht predispozitave gjenetike, mekanizmi ekzakt mbetet akoma i paqartë.

Kanceri i pankreasit
Një tjetër fitore për personat me grup gjaku 0: Janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të pankreasit. Një studim i publikuar tek revista e Institutit Kombëtar të Kancerit ka zbuluar se personat me grup gjaku A janë 32% më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të pankreasit, ata me grup gjaku AB 51%, ndërsa me grup gjaku B 72%. Në studim theksohet se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar arsyen ekzakte përse këto grupe gjaku janë më të prekshëm gjenetikisht.

Kanderi i stomakut
Të pasurit e grupit të gjakut si 0 negativ ashtu edhe 0 pozitiv ju bën më pak të rrezikuar nga disa sëmundje. Këtu përfshihet edhe kanceri i stomakut. Studimet kanë treguar se personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë kancer të stomakut. Nëse grupet e tjera janë më të rrezikuara nuk është konfirmuar ende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë