Loading…
Senati i Argjentinës refuzon projektligjin për të legalizuar abortin
  • 09/08/2018 | 14:08

...

Senatorët në Argjentinë kanë votuar kundër projektligjit për të legalizuar abortin në 14 javët e para të shtatëzanisë, transmeton gazetametro.net


Ata kanë debatuar për më shumë se 15 orë rreth kësaj çështje dhe kanë votuar 38 kundër, derisa 31 të tjerë kanë qenë për. Pavarësisht faktit se ky projektligj ka pasur përkrahje të madhe nga publiku, është refuzuar.

Sipas disa femrave aktiviste që e kanë përkrahur këtë projektligj, presioni nga kisha katolike ishte ai që e pengoi aprovimin e tij, pasi që dihet edhe që Argjentia është vendlindja e Papa Françeskut.

“Kisha ka qenë ajo që ka bërë presion ndaj senatorëve për të votuar kundër projektligjit”, ka thënë Ana Correa, një anëtare e lëvizjer feministe #NiUnaMenos (Asnjë grua më pak).

Kundërshtimi i këtij projektligji do të thotë se aborti është një veprim ilegeal, përveç rasteve kur gruaja është e përdhunuar ose është në rrezik për jetë.

Drejtoresha e Amnestry International të Argjentinës, Mariela Belski, ka thënë se një votim ka treguar se 60% e popullsisë e kanë përkrahur këtë projektligj, derisa e ka përshkruar atë si një dështim.

Me qindra persona, shumica gra, kanë ndenjur gjatë gjithë natës para ndërtesesës së kongresit, derisa votat po numëroheshin brenda.

Pavarësisht rezultatit përfundimtar, shumë gra në Argjentinë besonin se ky projektligj do të kalonte.  /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë