Loading…
Serbët e teprojnë, tash kontrollojnë në detaje Eliza Hoxhën
  • 30/05/2018 | 10:15

...

Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.


Gazetarët raportojnë se autobusi dhe fotografitë e Eliza Hoxhës po kontrollohen imtësisht nga policët kufitarë serbë, shkruan gazetametro.net.

Nuk dihet akoma zyrtarisht arsyeja, mirëpo Hoxha po kontrollohet nëse ka ndonjë flamur të Kosovës me vete.

Sidoqoftë, akoma nuk është raportuar nëse këngëtarja, tash aktivistja, ka arritur të kaloi në territorin serb për të marrë pjesë në festival.

Ndryshe, serbët kontrolluan dhe ndaluan të futen në Serbi ekipin e hendbollit të Kosovës, për çka u kritikua edhe nga ndërkombëtarët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë