Loading…
Serbët më të armatosur se kosovarët
  • 19/06/2018 | 15:36

...

Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për posedimin e armëve nga civilët. Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë.


Bosnja dhe Hercegovina ka 31.2 armë për 100 banorë, kurse Maqedonia 29.8. Kosova renditet pas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë.

Më mirë se Kosova është Shqipëria, e cila është e fundit prej shteteve fqinje, me 12.03 armë zjarri për 100 banorë, shkruan REL.

Sipas organizatës “Small Arms Survey”, numri i posedimit të armëve të vogla nga ana e qytetarëve në botë është në rritje. Vlerësohet të jenë më shumë se 1 miliard armë zjarri në botë, e që është një rritje prej 17% gjatë 10 vjetëve të fundit.

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 08:57
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë