Loading…
Serbët nuk janë të gatshëm t’a bëjnë as edhe këtë gjë për ‘të shpëtuar’ Kosovën
  • 19/04/2018 | 23:35

...

Një anketë e re të zhvilluar së fundmi nga Ipson Strategic ne Beograd, tregon se serbët tashmë janë pajtuar realitetin në Kosovë, ndërsa shumica dërmuese nuk janë të gatshëm të heqin dorë as nga një pjesë e pagës për ‘të ruajtur Kosovën’.

Sipas shifrave të publikuara nga anekta në fjalë, 44 përqind e të anketuarve kanë konsideruar se është më mirë që trashëgimia kulturore serbe në Kosovë të mbrohet me një zgjidhje me një kompromis me shtetin e Kosovës, dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, transmeton GazetaMetro.net

51 përqind e të anketuarve besojnë se një kompromis për statusin final nuk e prek identitetin e serbëve.

82 përqind e të anketuarve në Serbi, nuk do të pranonin të jetonin në kushte të rrezikshme të sigurisë, sikur kjo të ishte kushti për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

“77 përqind e serbëve nuk do të pranonin të ndanin pjesë të pagës apo pensionit për projektin e ruajtjes së Kosovës”, shkruan në raportin e Ipsos për anketën.

Anketa është kryer prej dhjetorit të vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë