Loading…
Serbia dhe përbindëshi nga Banati
  • 04/11/2017 | 14:15

...

Të dielën u mbyll Panairi i 62-të i Librit në Beograd, ndërsa bilanci i tij pak a shumë tingëllon kësisoj: kryeqytetin e Serbisë e vizitoi një përbindësh. Kjo përshtypje, sipas të gjitha gjasave, do të duhej t’u imponohej konsumatorëve të mediave serbe. Përbindëshi, sipas tyre, e ka emrin Herta Müller – e rritur në Rumaninë fqinje dhe fituese e çmimit “Nobel” për letërsi.


Zonja Müller sivjet ishte mysafire nderi e Panairit të Librit në Beograd, e për ta prezantuar atë te banorët e “Qarkut të Dyshit” në fillim të këtij manifestimi tradicional u organizua një panel në Teatrin Jugosllav të Dramës, shkruan sot Michael Martens në Koha Ditore.

Kjo mbrëmje e la në hije – me të drejtë apo jo, kjo tash është një çështje tjetër – pjesën e mbetur të Panairit. Kush është, pra, gruaja “mbeturinë” (sipas “Telegrafit” serb), që e keqpërdori mikpritjen e Beogradit (“Politika”) dhe – siç shkruajnë pak a shumë të gjitha gazetat – e ofendoi Serbinë?

Herta Müller u lind dhe u rrit në një fshat gjerman në pjesën rumune të Banatit. Si rioshe kaloi në Temishvar, ku studioi dhe punoi. Kur pas maltretimeve shumëvjeçare prej anës së shërbimit të zbulimit të Ceausescut “Sekuritatee”, më 1987 më në fund iu lejua ta braktisë Rumaninë dhe të vendoset në Berlin, ajo ishte në mes të tridhjetave. Përvojat nga parajsa e errët e varfërisë së Rumanisë komuniste e shënuan jetën dhe letërsinë e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë