Loading…
“Serbia i ka dërguar sinjal të vullnetit të mirë NATO-s”
  • 10/10/2018 | 21:37

...

Vënia e Milan Mojsilovicit për shef të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë për një pjesë të publikut të profesionit është shenjë e qëndrimit më fleksibil të Serbisë ndaj bashkëpunimit me NATO-n.


Po ashtu, kjo është edhe shenjë e largimit potencial të Serbisë nga politika e neutralitetit ushtarak, shkruan “Europian Western Balkans”.

Bashkëbiseduesit e këtij portali konsiderojnë se Mojsilovic nuk do të ketë ndikim në politikën shtetërore, por se avancimi i tij mund të interpretohet si shenjë e vullnetit të mirë drejt NATO-s, transmeton gazetametro.net.

Publiku profesionist ka vërejtur se Mojsilovic nga vit 2013 deri më 2017 ka kryer detyrën e shefit të Përfaqësisë ushtarake në Misionin e Republikës së Serbisë pranë NATO-s në Bruksel, si dhe njëkohësisht gjatë një viti ka qenë në pozitën e kryesuesit të grupit këshillues ndërkombëtar në qendrën për bashkëpunim të sigurisë, RACVIAC./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë