Loading…
Serbia ka bllokuar telat e rrymës mes Kosovës dhe Shqipërisë
  • 09/01/2018 | 09:44

...

Konfederata e Industrive e Shqipërisë (Konfindustria) ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e bllokadës nga Serbia të linjës energjetike 400 kilovolt në mes Kosovës dhe Shqipërisë.


Konfindustria në një komunikatë për media ka theksuar se ky veprim është duke i dhënë natyrë të qartë një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë lidhur me çështjen e mësipërme”, thuhet në komunikatën e saj.

Serbia vazhdon të mos e zbatojë marrëveshjen e arritur me palën kosovare për energji, që nga dhjetori i 2013-s. Shkaku i kësaj bllokade, Kosova humb brenda një viti mes 3 dhe 5 milionë euro, ndërkaq nga mosfunksionimi i linjës 400-kilovoltëshe me Shqipërinë, deri më tani, humbjet kanë arritur në 1 milion euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë