Loading…
Serbia kërkoi heqjen e tarifës për miellin, Kosova i përgjigjet
  • 01/11/2017 | 23:19

...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Rasim Lajiq, i cili ka kërkuar heqjen e tarifës për importuesit e miellit nga Serbia, duke ia kujtuar se Kosova është shtet që vendos sipas ligjeve të veta.


“Pas marrjes së vendimit për vendosjen e çmimit anti-dumping nga ana e Ministrisë që unë drejtoj për miellin që importohet nga Serbia kemi pasur ankesën e Serbisë që ta heqim këtë taksë. Unë dua t’ia përkujtoj ministrit Rasim Lajiq dhe Serbisë se Kosova është shtet dhe vendos sipas ligjeve të Republikës së Kosovës”, tha Hasani.

“Gazeta Jeta në Kosovë” ka raportuar se vendimi i MTI-së, i marrë më 19 tetor, ka përcaktuar taksën prej 4 centë për kilogram për importuesit e miellit nga Serbia në Kosovë për shkak të dyshimeve se ky produkt po hyn në Kosovë me çmime dumping apo nën koston e prodhimit.

Në reagimin e tij, Hasani ka paralajmëruar se mund të ketë edhe çmime të tjera anti-dumpig në rast se vërehet nga MTI-ja.

“Madje jo vetëm në industrinë e miellit, po kudo që vërehet se ka çmime të dampuara (do të thotë të gjitha mallrat që hyjnë më çmim më të lirë se sa prodhohen në vend), ne do ta vendosim çmimin anti-dumping”, deklaroi Hasani.

I pari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tha se vendimi për caktimin e tarifës ndaj importuesve të miellit nga Serbia në Kosovë është marrë duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës për të mbrojtur industrinë e miellit në vend.

Krejt në fund ministri Bajrami tha se Kosova do ta respektojë marrëveshjen e CEFTA-s por duke u bazuar në ligjet tona dhe në mbrojtje të prodhimit tonë.

Ndryshe, mediat sot raportuan se ministri  i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të heqë taksën për miell ose Serbia do të detyrohet të ndërmarrë kundërmasa.

Madje, Lajiq si shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi ka dërguar ankesë në CEFTA dhe tek autoritet në Bruksel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë