Loading…
Serbia kundër pavarësisë së Kosovë “në kufijtë që i imponohen”
  • 10/08/2018 | 11:44

...

Sekretari i Përgjithshëm i kryetarit të Serbisë Nikola Selakovic, ka deklaruar për RTS-në se çështja e Kosovës është problemi më i rëndësishëm më i vështirë, me zgjidhjen e të cilit Serbia nuk guxon të presë më. 


Ai thotë se më nuk guxon të pritet, dhe se Vucici po angazhohet për zgjidhje, e cila do ta shmangë luftën në të ardhmen, transmeton gazetametro.

Nikola Selakovic ka thënë se mbi kufizimin, të cilin kryetari Vucic e ka përmendur si zgjidhje të mundshme për Kosovën, ka folur edhe Dobrica Cosis, i cili ka qenë kryetar i RSFJ-së para 26 vitesh.

“Kjo vetëm flet se sa afatgjatë është ky problem, serioz e kompleks, ndërsa nuk ia kemi dalë ta zgjidhim në mënyra tjerë atëherë kur kemi qenë shumë më të fortë”, ka thënë Selakovic.

Ai ka shtuar se nuk është hera e parë që Vucici flet për kufizim dhe ka bërë të ditur se “krahinën tonë jugore” gjysma e botës e sheh në një mënyrë, e gjysma tjetër në tjetër mënyrë.

“Kemi 95 për qind të popullatës e cila nuk dëshiron të jetojë në shtetin e Serbisë. Në një situatë të tillë, në të cilën në vitin 2008 na e kanë lënë Kosovën e pavarur, në vitin 2009 e kanë bartur problemin nga OKB-ja në BE, kanë marrë konfirmimin e GjND-së, në këto kushte të pamundshme nga kryetari Vucic, qeveria, pushteti, pritet të mos rrezikohet ekonomia jonë, të mos rrezikohen investimet, të cilat vijnë në Serbi, të mos rrezikohen pensionet e pagat. Pyetem si”, thotë Selakovic.

Sipas tij, kryetari i Serbisë është trim, i cili po lufton “të fitojmë më shumë”.

“Mundësitë janë 95 për qind që zgjidhje nuk do të ketë dhe nga ato pesë për qind ai del me gatishmërinë për zgjidhje…”, ka thënë Selakovic.

Duke komentuar reagimet e vendeve perëndimore, për të cilat kufiri ekziston që nga viti 2008 dhe të cilat konsiderojnë se një zgjidhje e tillë mund të destabilizojë regjionin, Selakovic ka thënë se i vetmi problem është se kryetari nuk do të pranojë se Kosova është e paavrur “në kufijë të cilët po na imponohen”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë