Loading…
Serbia, Maqedonia, Bosnja e Mali i Zi i japin së bashku përgjigje Kosovës
  • 20/07/2018 | 16:14

...

Ministrat e tregtisë, bujqësisë e ekonomisë nga katër shtete të Ballkanit, do të kenë mbledhje të mërkurën në Beograd, ku do të shqyrtohet gjendja e sapokrijuar, pasi që Kosova vendosi masa mbrojtëse për eksport për disa lloje të pemëve, perimeve dhe drithërave.

Nikoqir i takimit do të jetë ministri serb, Rasim Ljajiq, njoftoi Tanjugu. Në takimin do të marrin pjesë ministri i Bujqësisë i Maqedonisë, Lupço Nikollovski, ministrja malazeze e Ekonomisë, Dragica Sekuliq dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike i BeH-së, Mirko Sharoviq.

Pritet qëndrim i përbashkët për vendimin e ri të Kosovës, e cila para dy ditëve filloi të zbatojë doganë mbrojtëse prej 30 për qind të importit të disa llojeve të pemëve, perimeve dhe drithërave.

Ljajiq dje tha se do të kërkojë mbledhje urgjente me ministrat resorë të BeH-së dhe të Maqedonisë, si dhe seancë urgjente të CEFTA-s me rastin e vendimit të Prishtinës zyrtare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë