Loading…
Serbia me vendim të ri për sulmuesit e ambasadës amerikane në Beograd
  • 14/11/2017 | 16:58

...

Foto: 17 shkurt, 2008- Policët serbë bartin një polic të lënduar para ambasadës amerikane në Serbi, gjatë tubimit që u mbajt kundër pavarësisë së Kosovës.

Gjykata e lartë e Serbisë sot u ka dhënë dënime me kusht katër të dyshuarve dhe ka liruar tre të tjerë që ishin të dyshuar për djegjen e ambasadës amerikane në Beogad në vitin 2008- si shenjë kundërshtimi për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe përkrahjes që Shtetet e Bashkuara i dhanë asaj. Ky vendim i gjykatës së lartë serbe ka ardhur pas disa vitesh pritjesh e vonesash në këtë gjykim, shkruan Gazeta Metro. 


Ata do të mbajnë dënimet me burg vetëm në rast se kryejnë ndonjë krim në dy vitet e ardhshme.

Deri te rigjykimi erdhi pasi Gjykata e Apelit përmbysi vendimet fillestare për të dyshuarit.

Në gjyqin e parë në vitin 2015, nëntë burra morën dënime të pezulluara, duke filluar nga pesë deri në dhjetë muaj, por gjykata e apelit hodhi poshtë vendimin duke thënë se ai ishte “kontradiktore”.

Gjykata vlerësoi se katër të dyshuarit janë të pafajshëm, mirëpo u dënuan për rrezikimin e sigurisë publike.

Ata u shpallën fajtor  vetëm për kryerjen e “një krimi të rëndë kundër sigurisë publike” duke hedhur gurë dhe duke thyer dritaret e ndërtesës së ambasadës, pas së cilës u hodhën pishtar drejt ndërtesës, duke u shkaktuar kështu zjarri. Gjykata dënoi katër të dyshuarit me nga 5-6 muaj burg.

Ndër tjerash, gjykata në fjalën e saj tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i dënuar të dyshuarit e tjerë, duke marrë kështu vendimin për lirimin e tyre në mungesë provash.

Një person vdiq në trazirat e vitit 2008 kur ambasadat amerikane dhe ambasadat e tjera perëndimore (Gjermanisë dhe Kroacisë) u sulmuan nga grupet nacionaliste si dhe huliganët e ekipeve futbollistike serbe. Sulmi ishte rezultat i zemërimit të tyre për përkrahjen që perëndimi i dha shtetësisë së Kosovës.

Disa qindra njerëz sulmuan ambasadën amerikane duke djegur disa pjesë të saj para se policia të ndërhynte dhe të shpërndante turmën, shkruan Gazeta Metro.

Incidenti kishte tensionuar marrëdhëniet në mes të Washingtonit dhe Beogradit për disa vite. Zyrtarët amerikanë këmbëngulnin që të dyshuarit të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari, mirëpo deri më tani asnjëri nga ta nuk është burgosur për shkak të trazirave të shkaktuara.

Poashtu prokurorët serbë kanë nisur hetime të ndara kundër pesë policëve në lidhje me këtë rast, mirëpo gjykimi në këtë rast ende nuk ka filluar. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë