Loading…
Serbia po bën ‘luftë’ për ta ndalur Kosovën
  • 19/11/2018 | 15:41

...

Gjatë ditës së nesërme (të martën) pritet që në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare. Me këtë rast, pas votimit nga shtetet anëtare do të bëhet e ditur përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtari i 193-të i INTERPOL-it ose jo.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për ta penguar Kosovën në këtë rrugëtim Haxhi Shala ka thënë se Kosova do t’ia dalë të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.

“Kosova do të votohet përkundër lobimit që ka bërë Serbia që Kosova të mos anëtarësohet. Besoj shumë shtete e kanë kuptuar, edhe INTERPOL-i ka përfitimet e veta që ta ketë Kosovën brenda saj, por edhe Kosova ka përfitimet e saj”, është shprehur i pari i Komisionit për Punë të Brendshme, Haxhi Shala.

Në anën tjetër edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka vlerësuar që Serbia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për ta ndalur Kosovën në rrugëtimin drejt INTERPOL-it.

Megjithëkëtë, ai është shprehur optimist se anëtarësimi në këtë organizatë do të ndodhë gjatë kësaj jave.

“Duke u bazuar në informatat që i kemi, gjasat që Kosova të pranohet në INTERPOL janë të mëdha, sepse shumë vende mike që janë me ndikim të madh në atë organizatë e përkrahin anëtarësimin e Kosovës. Në anën tjetër Serbia po lobon shumë që një gjë e tillë të mos ndodhë”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Porse sipas tij, shumë shtete të fuqishme janë pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

“Shtetet më të rëndësishme dhe më me ndikim, që janë shumë, e mbështesin. Vetëm disa shtete ku Serbia po ka ndikim janë deklaruar se nuk do ta mbështesin, por natyrisht që këtë punë duhet marrë me rezervë, sepse Serbia është shumë aktive për ta penguar Kosovën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, siç është aktive në zhbërjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”, ka theksuar deputeti i LVV-së.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë