Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Shtock, ka shpërfaqur të gjitha prapaskenat e shtetit të Serbisë në lidhje me pengimin e Kosovës në INTERPOL.
Shtock ka deklaruar se anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare INTERPOL, Serbia ka shantazhuar në mas shumë të madhe stafin e kësaj organizate nëpërmjet mediave, njofton gazetametro.net.
Sekretari Stock, me rastin e mbledhjes së sotme, ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka filluar të jap arsyetimet se pse kjo pikë është rend të agjendës.
Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë.
Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë, ndërsa diskutimet pritet të zgjasin rreth dy orë./gazetametro.net