Loading…
Seri detonimesh trondisin Massachusettsin: Shpërthime gazi në 39 ndërtesa, ka të lënduar
  • 14/09/2018 | 08:28

...

Stacionet lokale televizive kanë emetuar xhirime nga helikopteri, në të cilët shihen ndërtesa banimi në flakë. Policia të gjithë atyre që kanë kyçje në gaz u ka urdhëruar t’i braktisin shtëpitë

Një seri shpërthimesh të gazit ka tronditur të enjten në orët e pasditës sipas kohës lokale ka tronditur rajonin e qytetit Lawrence në shtetin amerikan Massachusetts. Sipas informatave të parë, detonime kanë ndodhur në 39 ndërtesa banimi, ndërsa mediet lokale njoftojnë se ka të lënduar, por ende nuk dihej numri i tyre, transmeton gazetametro.net.

Në 39 lokacione të ndryshme janë dërguar ekipe të shumëta zjarrfikësish e të tjera, por meqë lokacionet janë të shpërndara, shërbimet janë shumë të ngarkuara.

Stacionet lokale televizive kanë emetuar xhirime nga helikopteri, në të cilët shihen ndërtesa banimi në flakë. Policia të gjithë atyre që kanë kyçje në gaz u ka urdhëruar t’i braktisin shtëpitë.

Tash për tash nuk dihet shkaku i shpërthimeve ndonëse mediet lokale flasin për mundësinë e prishjes në gazsjellësin magjistral./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/09/2018 | 07:23
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë