Loading…
Sërish rinumërim të votave
  • 19/06/2017 | 14:47

...

Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) pritet t’i shtohet edhe një kontingjent i kutive të votimit për rinumërim, kjo për arsye të mos përputhjes së të dhënave.


Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj për KosovaPress tha se QNR-ja është duke përgatitur raportin e auditimit, të cilin do ta dërgoi në KQZ bashkë me rekomandimet dhe nuk përjashtohet mundësia që do të ketë edhe rinumërime të tjera.

Ai nuk ka treguar për numrin e kutive, por ka thënë se rekomandimet do t’i dërgohen sot KQZ-së. Burime të KosovaPress brenda KQZ-së pohuan se edhe një kontingjent i kutive do të shkojnë për rinumërim.

“QNR-ja është duke përgatitur raportin e auditimit, të cilin do ta dërgoi në KQZ bashkë me rekomandimet dhe nuk përjashtohet mundësia që do të ketë edhe rinumërime të tjera, mirëpo jemi në proces e sipër të përgatitjes së raportit dhe nuk është finalizuar raport, për këtë nuk mund të themi se sa është numri i tyre. Arsyet janë të njëjtat të rinumërimeve, gjithmonë duke ju referuar kategorive që ishin më herët, kur subjekti nuk figuron fare, ndërsa tek kandidatët ka vota. Arsyet tjera janë se një kandidat ka më shumë vota se sa subjekti”, theksoi Ahmetaj.

Sipas tij, QNR është akoma në fazën e fundit të futjes së të dhënave të formularëve të rezultateve si për subjekte ashtu edhe për kandidatë.

Koordinatori i QNR’së tha se rinumërimi i vendvotimeve nga auditimi sot pritet të përfundojë, ku janë gjithsejtët edhe 44 vendvotime, të cilat do të rinumërohen gjatë ditës së sotme. Ahmetaj tha se janë 30 vendvotime nga pranimi dhe 115 nga auditimi deri më tani që janë rinumëruar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë