Loading…
Sërish tensione mes Greqisë e Rusisë, dëbohen 4 ambasadorë
  • 11/07/2018 | 12:27

...

Greqia ka vendosur të dëbojë në mënyrë të menjëhershme dy diplomatë rusë dhe të shpallë “non grata” dy të tjerë.


Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa njoftohet se mes të dëbuarve është edhe zyrtari i Ambasadës ruse Viktor Yakovlev.

Ndërhyrja në punët e brendshme dhe veprime të paligjshme kundër Greqisë, janë shkaqet që kanë detyruar Athinën zyrtare të marrë masën ekstreme për diplomatët rusë.

“Ne vijojmë politikën tonë afatgjatë për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Rusinë dhe miqësi mes dy popujve, por kjo duhet bërë pa cënuar sovranitetin mes njëri-tjetrit”, citohet të kenë thënë zyrtarët grekë.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme Ruse, që ka premtuar kundërpërgjigje ndaj këtij hapi të Greqisë.

“Në bazë të praktikave të vendosura për raste të ngjashme, do të pasqyrojmë kundërpërgjigjen tonë”, citohet të kenë thënë zyrtarë të ministrisë së Jashtme Ruse.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë