Loading…
Shabani, gorilla simpatike që po çmend gratë japoneze
  • 15/11/2017 | 09:02

...

Një gorillë e rritur në Australi ka fituar zemrat e adhuruesve në Japoni me pamjen e saj të bukur, transmeton Gazeta Metro.


Gorilla me emrin Shabani kishte lindur në Holandë dhe u rrit në Sydney të Australisë, por në Japoni është popullarizuar me gjestet e saj dhe dukjen simpatike.

Shabani peshon 180 kilogramë

Shabani jeton në kopshtin zoologjik Higashiyama në Nagoya, ku erdhi në vitin 2007 pasi kishte kaluar vitet e formimit në kopshtin zoologjik Taronga në Australi.

Në rrjetin social Twitter, shumë gra japoneze kanë shprehur admirim për pamjen dhe gjestet e gorillës. Një prej tyre ka shkruar: ‘Isha në kopshtin zoologjik Higashiyama. Shabani ishte shumë tërheqës’.

Një tjetër vizitore e kopshtit shkroi që ka shkuar në kopsht zoologjik vetëm për ta parë ‘Shabanin e bukur’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë