Territoret e shteteve të ndryshme shpesh ngjajnë për nga forma me objekte apo gjësende të pazakonshme dhe këto ngjashmëri bëhen edhe pjesë identifikimi për shtetet e caktuara.
Për shembull, forma e territorit të Italisë, ashtu siç paraqitet në hartë, ngjan shumë me formën e këpucëve me taka të grave dhe kjo ka bërë që Italia të identifikohet me këtë imazh shumë shpesh.
Mirëpo, kohët e fundit nëpër rrjetet sociale në formë shakaje është përhapur ideja që një shtet tjetër i ngjan një kafshe. Australia, shteti i madh ishullor ka ngjashmëri të madhe me kokën e qenit.
Madje, shumë përdorues shakaxhi të internetit kanë hedhur idenë që kafsha në fakt është koka e qenit Scooby-Doo, qenit legjendar të serialit të vizatuar amerikan.
“Australia është Scooby-Doo”, ishte fraza qesharake që dominoi rrjetet social dhe kërkimet për Australinë. /gazetametro.net