Loading…
Shakatë me teatrin e Neymarit nuk kanë fund, shihni këto pamje për të qeshur
  • 07/07/2018 | 17:27

...

Brazili u mposht dje nga Belgjika në një eliminim të befasishëm nga Botërori në Rusi. Vëmendje të madhe ka marrë edhe ylli i Selecaos, Neymar, i cili ishte irritues me veprimet e tij teatrale në të gjitha ndeshjet që luajti, transmeton Gazeta Metro.

Sipas një matjeje, Neymar kaloi plot 14 minuta i shtrirë në fushë gjatë ndeshjeve në Botëror, larg më shumë se çdo futbollist tjetër.

Megjithëse ishte lojtari më i faulluar, rrotullimet e Neymarit pas ndërhyrjeve të palejuara ndaj tij u bënë objekt talljeje për tërë botën. Shtrirjet e tij teatrale në fushë u përdorën për të krijuar shumë video qesharake.

Neymar ka marrë kritika të shumta nga shumë yje të futbollit si dhe adhurues, duke përfshirë edhe brazilianët. Kujtojmë që veprimet e tij irrituese filluan që në ndeshjen e parë, kur Brazili  u ndesh me Zvicrën dhe për Neymarin u përkujdes me shumë sukses Valon Behrami. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë