Loading…
Shala: Me parimet e Albin Kurtit nuk mund të ecë procesi i dialogut me Serbinë
  • 12/07/2018 | 22:24

...

Blerim Shala, i cili aktualisht është këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me ekipin negociator që do të përfaqësojë Kosovën në bisedime me Serbinë në fazën finale ndërmjet dy shteteve.


Shala ka thënë se ekipi negociator më Serbinë duhet të jetë gjithëpërfshirës, përveç spektrit politik sipas tij duhet të ketë edhe shoqëri civile dhe ekspertë vendorë, po ashtu ai po shpreson që brenda kësaj jave të caktohet ekipi negociator.

“Ne synojmë dhe presim që brenda javës duhet të ketë ekip”, tha Shala.

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të cilin e po u udhëheqë ai tani, sipas Shalës nuk mund të jenë në krye të dialogut me Serbinë, ai nuk e mbështet këtë pasi parimet të cilat i ka lideri dhe partia e tij procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara.

“Ne e dimë që Vetëvendosja dhe Albin Kurti i ka parimet e veta. Mund t’i respektoj parimet e tij po me ato parime nuk mund të ecë ky proces”, ka thënë ai në Rubikon.

Ai përmendi çështjen e të pagjeturve, e cila, sipas Shalës, duhet të përfundohet.

“Është një fazë keqkuptimesh”, tha ai duke ju referuar një kompromisi të mundshëm për amnisti të krimeve të luftës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë